Me 5 milionë euro në sezon, Markus Turam do të bëhej lojtari më i paguar i Milanit, por ai vijon të vonojë përgjigjen kundrejt ofertës së bërë nga italianët. Shkak duket se është një propozim që lojtari pret nga PSG-ja.

Kampionët e Francës janë destinacioni i tij i preferuar, pavarësisht se nuk do të kishte të njëjtën hapësirë që i ofrohet në ekipin e Piolit. Mediat transalpine supozojnë se Turamit së shpejti do t’i mbërrijë një ofertë nga Parisi me 8-10 milionë euro dhe kjo e vonon t’u japë përgjigje klubeve të tjera që interesohen për shërbimet e tij.

Kujtojmë se më 30 qershor sulmuesit i përfundon kontrata me Gladbahun dhe do të jetë i lirë të firmosë për kë të dëshirojë.