Gruaja u shfaq në videon intime me ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe mediave. Nga verifikimet që ka kryer Shqiptarja.com rezulton se 40-vjeçarja e lindur në Berat dhe banuese në Durrës, nuk ka asnjë pasuri të luajtshme apo të paluajtshme në emrin e saj. Gruaja që filmoi Safet Gjicin në një kamer të fshehtë, pasi e joshi seksualisht në zyrën e tij, në 26 korrik 2021, gruaja e videos ka themeluar kompaninë ACM21 me objekt ‘konsulencë për bizneset e treta’, me vendodhje në Farkë, Tiranë. Nga verifikimet, rezulton se kompania e gruas më të komentuar në Shqipëri, ka zero aktivitet, pra këtij të bëjmë me një biznes fantazmë.
Gruaja rezulton e papunë. Nuk figuron si e punuar as në sektorin privat dhe as publik. Gjithashtu, mësohet se 40-vjeçarja, vitin e kaluar, ka ndjekur një kurs në Tiranë, për të mësuar teknikat e spiunazhit, përdorimin e pajisjeve të përgjimit, gjurmimin e makinave dhe mbikëqyrjen kompjuterike. Me sa duket, aftësitë e fituara në këtë trajnim, i ka përdorur në rastin e Safet Gjicit. 40-vjeçarja mësohet se herë pas here bashkëpunonte me ndonjë emision investigativ si dhe me Shërbimin Informativ Shtetëror, si e infiltruar.
Gruaja, e cila deri më tani rezulton se nuk ka përfituar para publike, ka një pasion për qentë dhe kujdesin ndaj tyre. Jo zyrtarisht thuhet se ishte pjesë e një shoqate për mbrojtjen e qenve. Nuk dihet nëse Safet Gjici ishte shënjestra e parë apo e radhës për gruan në fjalë. Por, ka dyshime të forta se pas zonjës mund të fshihet një skenar shantazhi dhe zhvatje nga segmente kriminale, korrupsioni dhe politike. Pikërisht ky skenar po hetohet nga SPAK pas nisjes së hetimeve kryesisht, për shkak se Gjici është subjekt i SPAK-ut.
Nëse SPAK do të dokumentojë elemente të shantazhit dhe zhvatjes, gruaja rrezikon më shumë se sa Safet Gjici, sa i takon pasojave penale. Ndërkaq, Safet Gjici mund të akuzohet nga SPAK vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, për shkak se raportin intim me zonjën e ka konsumuar në zyrën e shtetit.