Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Ata u njohën brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku nisën dhe lidhjen e tyre të dashurisë e cila vazhdoi dhe pas mbarimit të spektaklit.
Ndonëse historia e tyre nisi si çdo lidhje tjetër romantike në shtëpinë e BBV, të cilat gjithmonë shoqërohen me pikëpyetje e paqartësi dhe me ‘paragjykimin’ që nuk do të jenë afatgjatë.
Por për Einxhel dhe Dagz kjo lidhje jo vetëm nuk përfundoi por po vazhdon në mënyrën më të bukur, në një familje.Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u bënë prindër për herë të parë rreth 6 muaj më parë ku u bekuan me një djalë të cilin e quajtën ‘Trev”.
Por së fundmi ka dyshime se moderatorja mund të jetë sërish shtatzënë, kjo pasi fansat zbuluan një detaj të njëjtë nga shtatëzania e saj e fundit.Kur ishte në pritje të djalit të saj, Einxhel shkroi krahas një fotoje selfie në rrjete sociale “Hedhoëë”.
Të njëjtën gjë e ka përsëritur tani, ndërsa fansat shkruajnë: “Herën e fundit që the Hedhoëë ishe shtatzënë. Vras mendjen cila është surpriza jote kësaj here.”
Këtë postim moderatorja e ka shpërndarë edhe në postimin e saj në Instagram duke shkruar: “Lol sa mirë më njihni”.Gjë që lë të kuptohet se po konfirmon aludimet e fansave.