Dështimi për të ngjitur ekipin në Seria B, i ka kushtuar shtrenjtë kapitenit të ekipit të Foxhias në Itali.
Pulianët humbën me rezultatin 3-1 ndaj Leço, në finalen e kthimit të play-off-it të Serisë C.
Nokauti i djemve të Delio Rossit shkatërroi ëndrrën për të fituar promovimin dhe rikthimin në Serinë B pas një mungese 4-vjeçare.
Kjo ka bërë që në drejtim të makinës së kapitenit të Foxhias, Davide Di Pasquale të qëllohet disa herë me armë në natën mes të dielës dhe të hënës.
“Jeep Renegade” i mbrojtësit ishte parkuar në stadiumin “Zaccheria” dhe disa nga të shtënat u drejtuan në xhamin e shoferit.
Incidenti po trajtohet si një tentativë kanosjeje dhe agjentët kanë nisur hetimet duke ngritur dyshime se pikërisht dështimi i ekipit pulian ka qenë motiv për sulmin.