Aktorja e serialit të njohur ‘Transformers’, Megan Fox reagoi ndaj kritikave të politikanit amerikan Robby Starbuck i cili e akuzonte se “po detyronte dy djemtë e saj të vishnin rroba vajzash”, por tashmë në replikat tallëse është bashkuar dhe Elon Musk.

Milioneri i Tesla ndërhyri në rrjetin e tij mediatik duke thënë se ishte duke kërkuar të punësonte një “zv. shefe të Magjisë e Propagandës.”
Ish-politikani Robby Starbuck, i cili kandidoi për në Kongres në 2022 është hequr tashmë nga lista e republikanëve pasi duket se ata vendosën se ishte një anëtar partie “jo i besueshëm”.

Por producenti muzikor duket se kërkon të mbetët në syrin e publikut me kritikat ndaj aktores për mënyrën sesi ajo po rrit dy djemtë e saj.
Starbuck tha se fëmijët e tij kishin luajtur në park me fëmijët e Megan Fox, por shtonte se fëmijët e aktores ishin në “krizë emocionale” pasi ajo i detyronte të vishnin rroba vajzash.
Teksa postonte një foto të tre djemve të Megan, 10 vjeçari Noah, 9-vjeçari Bodhi, e 6 vjeçari Starbuck, ai shkruante: ”Këta janë djemtë e Megan Fox. Ne jetonim më parë në të njëjtin komunitet dhe fëmijët tanë luanin bashkë në park”.
“Por kam parë sesi dy prej tyre hynë në një krizë emocionale duke thënë se e ëma i detyronte të vishnin rroba vajzash, teksa dadoja i ngushëllonte, ky është abuzim me të mitur. Lutuni për ta”.
Ai shtoi se biseda me fëmijët kishte ndodhur pesë vjet më parë dhe se asokohe ai “nuk tha asgjë publikisht” sepse, “ata ishin të vegjël dhe se besonte se do të merrte fund, pasi kishin shprehur qartë se dëshironin të vishnin rroba djemsh”.
Ai shtonte më tej: “Ne e dinim se zyrtarët në Kaliforni nuk do të bënin asgjë sepse ku shtet si shumë të tjerë në SHBA i promovon këto gjëra, dhe ajo është një person i famshëm”.
“Unë kam punuar më parë me Megan dhe u shokova kur ndodhi kjo situatë absurde, djemtë duket qartë që nuk janë të lumtur”.
Megan reagoi ashpër në rrjetin Instagram, duke quajtur Starbuck “tërheqës vëmendjeje” dhe duke e akuzuar se “përdorte fëmijët si një valutë sociale”.
Më pas Megan, e cila më parë ka pranuar se pinte gjakun e ish-të fejuarit Machine Gun Kelly “për qëllime ritualesh” tha: “Më kanë sulmuar dhe më parë burra të vegjël impotentë si ty por kujdes se po ngatërrohesh me shtrigën e gabuar”.
Musk duket se mbante anën e Megan duke iu përgjigjur një komentuesi që pretendonte se “është propagandë e keqe” duke kujtuar një shprehje të njohur filmi, “askush nuk është i përkryer”.