Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie.
Report TV ka siguruar emrat e disa prej zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të drejtorisë së Urabanistikës në bashkinë e Durrësit për të cilët SPAK ka lëshuar urhdër arreste nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Arrest me burg për Adhurim Qehajaj (ish drejtori i Urbanistikës).
Lira Kertusha juriste tek Ubranistika
Adlei Likmeta (arrest me burg)
Roza Kovaci (arrest shëtpie)
Edlira Kertusha (arrest shtëpie)
Adnand Tocila (arrest me burg)
Hetimi për shkeljet ka nisur rreth 1 vit më parë. Fillimisht ka nisur për një ndërtim pa leje të bërë në Durrës, ku dyshohet se janë përfshirë shumë ish zyrtarë, mes tyre edhe Vangjush Dako.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion. Vangjush Dako disa muaj më parë u mor në pyetje në zyrat e SPAK. Ndërsa ditët e fundit janë marrë në pyetje edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit.
Gjatë ditës së sotme, SPAK ka ekzekutuar urdhër arrestin për Vangjush Dakon dhe një ish zyrtar tjetër ndërkohë operacioni është ende në vijim, për ekzekutimin e urdhër arresteve të tjera.
Në korrik të 2019 Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata Vangjush Dakon. Gjithashtu ai ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe anëtarëve të familjes së tij. Dako ka drejtuar bashkinë e Durrësit në vitet 2007-2019.