Dy vëllezër kanë dhunuar fizikisht njëri-tjetrin në Dibër, për motive pronësie.
Policia ka ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Të arrestuarit janë Festim Përgjegji, 50 vjeç, dhe Liman Përgjegji, 61 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale “dhuna në familje”.