Vetëm pak pas zyrtarizmit të mandatit të tij të tretë në krye të shtetit turk, Rexhep Tayip Erdogan shënon një tjetër fitore të rëndësishme, këtë herë ekonomike.
Për të parën herë në 16 muaj, inflacioni vjetor në Turqi ra nën nivelin 40%, dhe sipas të dhënave zyrtare, e gjithë kjo i detyrohet strategjisë së përdorur prej tij, ofertës së përkohshme të gazit falas për ekonomitë familjare.
Agjencia Shtetërore turke e Statistikave njoftoi se çmimet e konsumit janë rritur me 39.6 për qind në baza vjetore dhe kanë qenë pothuajse të stabilizuara përgjatë gjithë muaji maj. Këto shifra zyrtare megjithatë, të parat që kur Erdogani bëri betimin në 28 maj, janë vënë në dyshim ekonomistët e pavarur të Grupit Kërkimor për Inflacion në Turqi.
Sipas këtij grupi, norma vjetore e inflacionit shkon mes 105 deri më 109 për qind, varësisht nëse merret parasysh oferta e gazit falas. Erdogani e nisi mandatin e tretë me premtimin se prioritet kryesor do të jetë luftën kundër inflacionit i cili vjeshtën e vitit të kaluar preku shifrën 85 për qind, përpara se të niste rënia më vonë.
Megjithëse çmimet vazhduan të pësojnë rritje, trendi tanimë është shumë më i ngadaltë se vitin që shkoi.