Gjëndja shëndetësore e divës së muzikës Pop është e rëndë dhe familjarët po përgatiten për më të keqen, shkruan Daily Mail.

64-vjeçarja u gjet pa ndjenja në Nju Jork të shtunën dhe u dërgua në spital dhe mjekët thonë se gjatë natës ka qenë e intubuar.

Ndërkohë dje menaxheri i saj Guy Oseary, tha se ylli botëror i POP-it ishte prekur nga një infeksion i rëndë bakterial për të cilin duhej ti ushtrohej mjekimit në spital dhe për këtë arsye duhej të shtynte turin e saj në Vancouver.

I afërmi i këngëtares së lindur në Michigan tha për DailyMail.com se po kalonin ditë të vështira dhe janë të pasigurtë nëse ajo do ia dalë mbanë.

Familja e saj po përgatitej për më të keqen. Të gjithë besuan se mund ta humbisnin. Kjo është arsyeja pse u mbajt fillimisht sekret,” tha i afërmi.

Madonna është nënë e gjashtë fëmijëve: Lourdes, 26 vjeç; Rocco, 22 vjeç; David, 17 vjeç; Mercy, 17 vjeç; dhe binjaket 10-vjeçare Stella dhe Estere.