Dashi

Edhe gjate kësaj dite jeta juaj ne çift do jete e bukur dhe mjaft harmonike. Do e kuptoni me se miri atë qe keni ne krah dhe do e toleroni me tepër. Disa mund te vendosin ta zyrtarizojne lidhjen. Beqaret vetëm ne orët e fundit te ditës do mund te kenë takimin qe kane ëndërruar. Ne planin financiar duhet t’i mendoni gjerat mire para se te shpenzoni dhe te tregoheni largpamës.

Demi

Ne jetën sentimentale te çifteve do ndikojnë shume planetë. Disa do sjellin optimizëm dhe harmoni, ndërsa disa te tjerë do iu nxitin te tregoheni shume xheloze dhe te mos falni aspak. Kujdes! Beqaret nuk do mendojnë shume për dashurinë sepse ne fakt angazhimet e tjera nuk do iu lënë kohe te lire. Ne planin financiar nuk duhet te bëni investime te mëdha nëse nuk doni te përballeni me vështirësi.

Binjaket

Asgjë e rëndësishme nuk ka për te ndodhur gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do e merrni gjithçka me qetësi dhe do hapni rruge. Partneri mund te mendoje për një surprize te këndshme. Beqaret do kenë disa takime, por nuk duhet ne asnjë mënyrë te nxitohen. Perspektivat materiale do jene te mira. Do shpenzoni aq sa duhet dhe do hiqni disa para mënjanë.

Gaforrja

Sensualiteti dhe ngrohtësia do e pushtojnë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Marsi do iu mbështesë ne çdo vendim qe do merrni dhe emocionet do jene te mëdha. Beqaret nuk duhet te tregohen te paduruar sepse do vuajnë me shume sesa tani qe janë vetëm. Ne planin financiar duhet te ndiqni një program strikt nëse doni qe buxheti te stabilizohet.

Luani

Nuk do jeni aspak ne humor gjate kësaj dite dhe kjo mund te shkaktoje probleme te mëdha ne jetën tuaj ne çift. Fjala do nxjerre fjalën dhe atmosfera do behet me trazuese. Për beqaret është momenti i duhur për te kërkuar personin ideal. Mundësitë do jene te mrekullueshme. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te arsyeshëm qe te mundeni.

Virgjeresha

Mosmarrëveshjet ne çift do jene shume te mëdha gjate kësaj dite. Ne fakt do iu besoni shume fjalëve qe do iu thonë disa te presupozuar “miq” dhe kjo do e acaroje mjedisin ne lidhjen tuaj. Beqaret do e kenë te vështirë te gjejnë personin duhur dhe do mbeten përsëri vetëm. Ne planin financiar pritet një dite me goxha fat. Shfrytëzojeni sa te mundni!

Peshorja

Beni kujdes mos pushtoheni nga xhelozia e tepruar gjate kësaj dite sepse debatet e mëdha mund t’iu çojnë edhe deri ne ndarje. Mos kërkoni qe partneri as mos iu flasë kolegeve sepse kjo tejkalon çdo lloj limiti. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti do i zhgënjejë. Ne planin financiar duhen shmangur shpenzimet e tejskajshme. Nuk është ende momenti.

Akrepi

Do e nisni ditën mbare gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Do ndiheni mire ne krahët e atij qe dëshironi dhe do bëni çmos ta mbani pranë. Beqaret do jene sharmante dhe ne humor te mire për te filluar një lidhje. Mundësitë nuk do mungojnë. Nëse nuk keni një situate te mire financiare, mos bëni plane për pushime te shtrenjta sepse do mbeteni pa asnjë para.

Shigjetari

Do jete Dielli planeti qe do merret me jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ai do iu nxite te tregoheni me te hapur dhe te tregoheni te gatshëm te provoni eksperienca te reja. Beqaret do dalin neper takime dhe do njihen me persona interesante. Merrini kohet e duhur për t’i kuptuar cilët janë ata ne te vërtetë. Problemet financiare me ne fund do i rregulloni.

Bricjapi

Monotonia do e pushtoje jetën tuaj ne çift gate kësaj dite. Do jeni gjithë kohës te mërzitur dhe do ndiheni pesimiste për te ardhmen se bashku. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do i pranojnë ftesat qe do iu bëhen për te dale neper takime. Ne planin financiar do përballeni me vështirësi te mëdha. Merrni sa me shpejt masa ne mënyrë qe te mos futeni ne borxhe.

Ujori

Do e ngrini ne piedestal partnerin tuaj sot dhe do iu duket sikur ai është i vetmi person ne bote qe mund t’iu beje te ndiheni mire. Do kaloni momente te paharrueshme. Beqaret nuk do kenë fat dhe nuk do e gjejnë atë qe kane ëndërruar. Për financat fatmirësisht do jete dite pozitive. Do e dini mire sa te shpenzoni ne mënyrë qe te ardhurat mos kenë asnjë tronditje.

Peshqit

Nuk do lejoni askënd te ndërhyjë ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me e mire. Do i shprehni hapur ato qe mendoni dhe ato qe dëshironi. Për beqaret do jete një dite plot ngjyra dhe risi. Shfrytëzojeni sa te mundni. Financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme, por kjo nuk do te shote qe ju te shpenzoni shuma marramendëse.