Me këtë slogan, është mbajtur edhe këtë vit festa e përvitshme në fshatin Godolesh të Elbasanit, i cili njihet për prodhimin e qershive. Mesi i muajit qershor, përkon me pikun e prodhimit të qershive dhe me këtë rast, banorët e fshatit Godolesh në Elbasan, organizuan festën lokale nën logon “Qershi dhe Dashuri”.
Në panair u ekspozuan qershi dhe fruta të tjera të zonës dhe prodhime blegtorale. Ndërkohë, nuk mungoi edhe një koncert me muzike dhe kërcim. Festa në vetvete synon të promovojë natyrën dhe prodhimet e zonës, edhe pse qershitë këtë vit nuk kanë pasur sezonin e tyre më të mirë.
‘Çmimet kanë qenë deri në 5 mijë lekë.’
‘Këtë vit kanë qenë mirë qershitë me çmimin, por ka pasur më pak.’
Banorët e fshatit ishin veshur me veshje tradicionale të zonës, ndërsa nuk munguan vizitorët e shumtë.