Të hënën, FIFA shpalli vendin ku do të zhvillohet Kupa e Botës për Klube 2023. Turneu do të mbahet në qytetin saudit të Jeddah.
Arabia Saudite do të presë për herë të parë Kupën e Botës për Klube. Turneu do të mbahet nga data 12 deri më 22 dhjetor.
Shtatë klube do të garojnë në Kupën e Botës për Klube 2023: Manchester City, Urawa Red Diamonds, Al Ahly (Egjipt), Leon, Auckland City, Al Ittihad dhe fituesi i Copa Libertadores.
Shtojmë se së shpejti kampionati botëror i klubeve do të zhvillohet në format të zgjeruar me 32 skuadra. Turneu i parë i tillë do të mbahet në vitin 2025 në Shtetet e Bashkuara.