Boksieri shqiptar Alban Beqiri është kualifikuar për në çerekfinalet e Lojërave Evropiane, teksa mundi kundërshtarin lituanez Aleksandr Trofimcuk me rezultatin 4-1 me pikë. Kampioni shqiptar ishte më i fortë në ring, duke mos e diskutuar kalimin më tej.

I vendosur dhe me një goditje të fortë, shkodrani 29-vjeçar vijon të bëjë mirë në ring. Tanimë kampioni kuqezi do përballet sot në një tjetër ndeshje, duke synuar kalimin më tej.

Kujtojmë se në ndeshjen e raundit të parë deri në peshën 71 kilogramë në boks, Beqiri kaloi rivalin slloven, Leburic.