Që pas mbarimit të “Big Brother Vip” dy finalistët e këtij edicioni Dea Midhel dhe Krist Aliaj po shfaqen kudo nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kjo ka bërë fansat të aloudojnë rreth një romance mes dyshes.

Dy javë më parë, Kristi dhe Dea njoftuan pjesëmarrjen e tyre si pjesë e jurisë në “She’s on Top” dhe për shkak të këtij projekti ata janë parë më shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit kohët e fundit.

Megjithatë, Dea më shumë dhe Kristi më pak, kanë nisur edhe të ngacmojnë pak fansat e tyre me daljet e shpeshta apo me aktivitetet që bëjnë gjatë ditës.

Kjo ka bërë që ndjekësit e tyre të aludojnë për një romancë të mundshme mes saj dhe Kristit, edhe pse, në fakt, deri tani nuk duket asgjë e tillë.

Megjithatë kimia mes tyre është e dukshme deri tani dhe ka qenë edhe gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBV.

Në postimin e fundit në Instastory Dea Mishel ka ndarë momentin me kristin teksa bëjnë pazare në një qendër tregtare.