Një burim policor ka zbuluar detaje mbi identitetin e vajzës që shfaqet në videon me kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
Burimi i tha gazetës DITA se vajza me inicialet A.K. është nga Berati, jeton në Durrës dhe vepron e mbrojtur nga një grup kriminal.
Në bisedën me gazetën DITA, burimi e cilësoi vajzën si “ustalleshë” që ka edhe video të tjera.
Ajo shfrytëzonte “kauza sociale” për tu takuar me zyrtarë të lartë, politikanë, njerëz të njohur e biznesmenë.
Më pas hynte në kontakt me ta duke i joshur. Grupi që ka pas vetes shantazhonte më pas viktimat duke u vendosur gjoba.
Vajza ka arritur të dalë foto edhe me Sali Berishën, foto të cilën e ka publikuar më pas në rrjete sociale.
Kreu i Bashkisë së Kukësit dha dorëheqjen sot pas publikimit të videos ku ai kryente seks oral në zyrën e bashkisë, me vajzën në fjalë.
Marrë nga gazeta dita