Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me debate të forta dhe akuza nga të dyja palët si mazhoranca ashtu edhe opozita.
Tema më e nxehtë ishte ajo e arrestimit të zyrtares së Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga ana tjetër ajo që s’u pa ishin bisedat “kokë më kokë” mes Vokshit dhe Kryemadhit. Në praninë e Erisa Xhixhos, vihet re që me dokumente në duar, dy deputetet po diskutonin me njëra-tjetrën.
Deputetja Vokshi në asnjë moment nuk iu nda Berishës si jashtë Kuvendit ashtu edhe në sallë.