Gjiri i Vlorës “pushtohet” nga varkat me vela që nisen nga Brindizi. Kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë me dije se prej datës 6 korrik dhe për katër ditë me radhë Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai theksoi se në do të zhvillohet një ngjarje sportive në ujë me plot 12 edicione. Ai thekson se për herë të parë në garë do të jenë dhe dy varka shqiptare.

“Për 4 ditë rresht prej 6 korrikut Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi. Një ngjarje sportive që këtë verë mbush 12 edicione që për këdo që adhuron sportet e ujit ose ka dëshirë të sodisë një pamje romantike si ajo e varkave me vela mund të kalojë nga Marina Orikum në këto ditë, ku për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare”- shkruan Rama.