Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e deputetëve të opozitës për Portin Turistik të Durrësit. Me vendimin e marrë sot, Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e 37 deputetëve të opozitës të cilët kërkonin shfuqizimin e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe. Kështu skam ë asnjë pengesë për ndërtimin e projektit të marinës.
NJOFTIM
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, pasi mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve çështjen me nr. 7 (Nj) 2022 të Regjistrit Themeltar, me kërkues jo më pak se një e pesta e deputetëve (36 deputetë) të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “ Shfuqizimi i ligjit nr. 145/2020, datë 03.12.2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Pezullimi i zbatimit të ligjit nr. 145/2020, datë 02.12.2020, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi”, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronjat “a” dhe “b” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe neneve 52, 52/a dhe 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash.
vendosi:%0A%0A1.%20Rr%C3%ABzimin%20e%20k%C3%ABrkes%C3%ABs.%0A%0AKy%20vendim%20%C3%ABsht%C3%AB%20p%C3%ABrfundimtar%20dhe%20hyn%20n%C3%AB%20fuqi%20dit%C3%ABn%20e%20botimit%20n%C3%AB%20Fletoren%20Zyrtare.%0A%0AVendimi%20p%C3%ABrfundimtar%20do%20t%C3%AB%20shpallet%20i%20arsyetuar%20brenda%20afateve%20ligjore%20t%C3%AB%20parashikuara%20nga%20ligji%20nr.%208577,%20dat%C3%AB%2010.02.2000%20%E2%80%9CP%C3%ABr%20organizimin%20dhe%20funksionimin%20e%20Gjykat%C3%ABs%20Kushtetuese%20t%C3%AB%20Republik%C3%ABs%20s%C3%AB%20Shqip%C3%ABris%C3%AB%E2%80%9D,%20i%20ndryshuar%20dhe%20nga%20Rregullorja%20p%C3%ABr%20procedurat%20gjyq%C3%ABsore%20t%C3%AB%20Gjykat%C3%ABs%20Kushtetuese.