Drejtësi holandeze në duelin kualifikues të Euro2024 mes Shqipërisë dhe Moldavisë. UEFA ka përcaktuar një trupë gjyqtarësh tulipan për këtë sfidë tepër të rëndësishme për kombëtaren shqiptare në rrugën drejt turneut gjerman. Gjyqtari kryesor i sfidës do të jetë Dennis Higler.
37-vjeçari është mjaft i njohur për ndjekësit e futbollit holandez, pasi është ndër gjyqtarët më të përdorur në Eredivisie dhe i spikatur për shkak se nuk kursen aspak kartonat e verdhë. Rreth 7 kartona nxirren nga xhepi i tij mesatarisht në 90 minutat e elitës së futbollit holandez. Joost van Zuilen dhe Roy de Nas do të jenë ndihmës së tij, teksa gjyqtari i katërt do të jetë Ingmar Oostrom.
Higler ishte kryesor në sfidën e Europa League mes Salzburgut dhe Romës në atë humbje të italianëve në raundin e 1/16-ave. ndërkaq, Në nivel kombëtaresh holandezi ka gjykuar kryesisht në Ligën e Kombeve, duke qënë sfida e dytë e tij në kualifikueset e Europianit. Përballja e stadiumit kombëtar “Air Albania” ka vlera të mëdha për kombëtaren shqiptare, pasi synon fitoren për të shpresuar kualifikimin për herë të dytë në Europian.