Dy shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Greqi, ndërsa akuzohen për spinazh. Shqiptarët e moshës 63 dhe 67 vjeç, ranë në pranga pasi u kapën brenda zonës ushtarake në Stacionin Detar të Salamis, raportojnë mediat greke.
Ata ishin pikasur më herët nga personeli i Marinës duke hyrë dhe vëzhguar Stacionin Detar të Salamis. Sipas mediave greke, dy shqiptarët kanë pohuar se ishin nën efektin e alkoolit, dhe më pas u është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar pozitiv.
Dy shqiptarët u arrestuan do të dërgohen në prokurori, ndërsa pyetja mbetet se si kanë arritur të hyjnë në zonën e Naustatmos.