Pep Guardiola, trajneri i Man.City, në një dalje të fundit për mediat, i është rikthyer edhe një herë finales së Champions Leagure përballë Interit, një sukses që i dhuroi teknikut spanjoll për herë të tretë kupën me “vesh të mëdhenj”. Suksesi përballë zikaltërve kompletoi sezonin perfekt të Man.City, por Guardiola është realist teksa një pjesë të këtij suksesi ia dedikon edhe Romelu Lukakut:

“Unë ndihem kampion Evrope sepse një sulmues tre metra larg portës shpërdoroi një rast të flagrant me kokë. Na u deshën tetë vite për të fituar Champions League, na jepni pak kohë ta shijojmë”, u shpreh Pep Guardiola.