ep Guardiola dhe José Mourinho kanë zhvilluar duele të panumërta në stol gjatë viteve të fundit, por këtë herë ishte një situatë jashtë fushës që e bëri katalanasin të kritikonte trajnerin portugez.
Bëhet fjalë për pritjen që trajneri i Romës i bëri arbitrit anglez, Anthony Taylor, në parkimin e stadiumit “Puskàs Arena”, në Budapest, pas finales së Europa League-s mes Romës dhe Sevillas.
“Më vjen keq për imazhet që pashë për atë që ndodhi me Anthony Taylor. Shpresojmë që kjo lloj situate të mos përsëritet”, tha Guardiola para finales së FA Cup kundër Manchester United.