Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton dhe Shakira, përflitet se janë në një lidhje dhe së shpejti mund të shkojnë në pushime së bashku për herë të parë.
Pas ‘çmimit të Madh’ të Spanjës, thashethemet për dyshen u shtuan pasi Shakira ishte e pranishme aty. Disa raporte pohuan se ata kishin darkuar së bashku në Barcelonë gjatë fundjavës. Sipas dëshmitarëve të asaj që ndodhi gjatë GP-së spanjolle, në Montmelo kishte përqafime e madje ato u puthën. Gazetari Jordi Martin pohoi se kantautorja dhe sportisti po planifikojnë udhëtimin e tyre të parë.
“Hamilton dhe Shakira po planifikojnë të shkojnë për pushime së bashku dhe unë tashmë e di destinacionin”, tha ai. “Është një vend i Karaibeve, një udhëtim i shkurtër prej rreth një ore.” Shakira së fundmi u nda me partnerin Gerard Pique, ish- futbollisti i Barcelonës dhe Spanjës.