Moderatorja e njohur Arbana Osmani, më në fund ka vendosur që të ndajë disa detaje të vogla por të veçanta nga dasma e saj shumë private, që u zhvillua në Toskana, në Itali.
Arbana ka postuar në “Instastory” disa fotografi ku tregon pak nga fustani i nusërisë, nga vendi madhështor ku u mbajt ceremonia si dhe unazat.
Sakaq, Arbana ka bërë edhe disa falënderime për të gjithë personat që i qëndruan pranë në këtë moment kaq të bukur për të dhe vetëm pak më parë, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë një foto ku tregon një bisedë që ka bërë me këngëtarin e njohur, Ylli Limanin.
Ky i fundit ka qenë i ftuar në dasmën e moderatores, ku dhe ka kënduar.
Ai i ka shkruar një mesazh shumë të ëmbël Arbanës, duke e cilësuar ‘engjëll’, në dasmën e saj madhështore.
Dasma e cila bëri bashkë shumë personazhe të njohur nga bota e showbizit dhe ekranit, kishte një rregull kryesor, ndalimin postimit të fotove dhe videove nga momenti i dasmës.
Këtë rregull të ftuarit e kanë respektuar me perpikmëri.