Leonardo Bonucci, pavarësisht lajmeve që bëjnë me dije për ofertën e Kombëtares për t’iu bashkuar menjëherë stafit teknik italian, nuk ka ndërmend të ndalojë së luajturi dhe dëshiron të nderojë Juventusin në vitin e fundit të kontratës.
Ideja për të lënë futbollin, me pak fjalë, nuk është pjesë e planeve të tij për momentin, edhe nëse tashmë është regjistruar në kursin për t’u bërë trajner.
Sipas raportimeve të medieve italiane, Leonardo Bonucci ka marrë një propozim për t’u bashkuar me stafin teknik të Roberto Mancinit, por kapiteni i Italisë nuk dëshiron ta marrë parasysh këtë ofertë, pasi synimi i tij është të vazhdojë karrierën në fushë.