Trajneri i Inter, Simone Inzaghi deklaron se “bashkimi” i çoi deri në finale të Champions League.
Duke folur në konferencën për mediet, në prag të finales ndaj Manchester Cityt, tekniku italian theksoi se “zikaltërit” kanë mundësinë të shkruajnë historinë.
“Po, e dimë që kemi një mundësi të madhe të shkruajmë historinë. E dimë se do të jetë shumë e vështirë, por do të përpiqemi. “Bashkimi” na solli ne deri këtu dhe së bashku do të mundohemi të arrijmë suksesin.”-deklaroi Inzaghi.