Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Dritan Shano, në një postim në rrjetet sociale, ka shprehur kundërshtimin e tij për vijimin e drejtimit të opozitës nga treshja Berisha-Basha-Meta.

Në një postim në twitter, Shano shkruan: “Prapë me këta? Fakt! – Prej 14 majit, Shqiptarët kur shohin që përballë tyre po ecin Berisha, Meta, Basha & co, ndërrojnë rrugë!

Fakt! – Shkodranët kur panë se drejt tyre po vinte serbes-serbes Berisha, Meta, Basha & co me çelësin 33 vjeçar në dorë, ndërruan bravën e derës!”