Që në moshën 14 vjeçare aktivizohet në emisionet e fëmijëve në Radio Tirana, ku vlerësohet për zërin dhe intonacionin e saj te veçantë!
Tre vite më pas sërish në një moshë fare të re I besohen edicionet e lajmeve ne RTSH, një transmetim direkt krah spikerëve më të njohur te kohës, Vera Zheji e Haki Bejleri.
Angjelina Xhara Papalilo eshtë një nga spikeret e para në Radio Televizioni shqiptar, e cila sot në “Esencë” kujtojë vitet e para të punës ku ishte një vajzë e vogël me përgjegjësi të madhe.
Angjelina rrëfen vitet e punës në ish Kinostudjon “Shqipëra e Re” duke qënë autore e dhjetra filmave dokumentarë.
Pasioni i saj nga ekrani i vogël, kalon tek ekrani i madh i filmit, me realizime te sukseshme filmi dokumentar, si skenariste e rreth 60 filmave dhe duke shkruar artikuj kritikë për filmat , në shtypin e kohës!
Xhara tregon largim nga Shqipëria dhe jetën ne Greqi ku punët e saj të para si emigrante ishin të kujdesej për zonjat e moshuara.
Xhara kujton njohjen me bashkëshortin, ish inxhinierin Pandi Papalilo: “Ato vite në televizion u krijuan shumë çifte. Kujtoj momentet e problemeve teknike ku Pandi duhej të ngjitej ne Dajt për të pare antenat e transmetimit ndërsa unë me zë të dridhur thoja nga studio e lajmeve: Të nderuar teleshikues transmetimi ynë u ndërpre për një defekt teknik”.