Një 86-vjeçar u ndalua mbrëmjen e djeshme nga Karabinierët në Monopoli me akuzën se ka goditur dhe vrarë vajzën e tij 54-vjeçare pas një mosmarrëveshjeje për arsye familjare.
Autoritetet të cilët arritën direkt në vendngjarje gjetën trupin e gruas në një rrugë.
Hetimet e kryera edhe nga punonjës të seksionit të hetimit shkencor të komandës së provincës së Barit, kanë nxjerrë prova të rënda ndaj burrit i cili ishte me precedentë të mëparshëm.