Rutina, mërzitja, kurioziteti…
Cilat mund të jenë arsyet madhore që i çojnë burrat e martuar drejt tradhtisë? Një studim i kohëve të fundit tregon se vendi evropian me normën më të lartë të tradhtive jashtëmartesore është Italia. 45% e italianëve që morën pjesë në anketë thanë se kishin tradhtuar të paktën një herë. Pendimi? Në përgjithësi, jo: 73% e të anketuarve thonë kështu, krahasuar me 27% të atyre që pranojnë se janë penduar. Burrat, por jo vetëm ata. Sipas studimeve, numri i tradhtive po rritet, por edhe numri i grave që tradhtojnë: 45% krahasuar me 55% me meshkujt.
Çfarë e nxit njeriun e martuar të tradhtojë?
Ndonjëherë, tradhtitë ndodhin brenda të njëjtin seks. Në 7% të rasteve të studiuara, të paktën. Konformizmi, morali i rremë, frika e gjithçka tjetër janë shprehje të një frike që del përtej lirisë personale të gjithsecilit prej nesh, e që dukshëm turbullon mendjen dhe gjendjen që e çon një individ drejt tradhtisë jashtëmartesore.
Mërzitje dhe kurioziteti
Aktorja Cameron Diaz, në filmin “Sex Tape” ka sjellë në ekranin e madh të kinemasë, historinë e një çifti që vendos të rindezë shkëndijën e jetës bashkëshortore duke xhiruar momentet e intimitetit. Ai e tradhton vetveten nga mërzia, nga kurioziteti, ndonjëherë edhe pse tradhtia paraqitet si një alternativë e re që ai nuk mundet t’i thotë “Jo”.
Xhelozia e tepërt
“Kushdo që dyshon, çon në tradhti”,- thotë një citim i Volteri. Ky reflketin përmban shumë të vërteta brenda. Kur xhelozia është e tepruar, mund të kthehet në fiksim dhe të kufizojë kështu lirinë e tjetrit. Zvogëlon besimin dhe e bën marrëdhënien një shpellë zemërimi dhe pakënaqësie.
Ai nuk tradhton rastësisht
Arsyet e tradhtisë janë thellësisht individuale, kështu që kur ndodh, është e rëndësishme të kemi një dialog në çift në një nivel të thellë dhe autentik. Shpesh, personi i tretë nuk ka rëndësinë që ne synojmë t’i japim: një tradhti është një mënyrë për t’i komunikuar tjetrit një shqetësim që tashmë ekziston. Në fund të fundit, pothuajse asnjëherë nuk tradhtohet rastësisht…
Falni apo jo?
Përgjigjja e duhur nuk ekziston, sepse tradhtia është gjithmonë një pyetje personale: nuk ka palë të barabartë me tjetrën. Secili krijon një marrëdhënie unike me partnerin, një aventurë ekzistenciale që paraqet karakteristika të ndryshme në varësi të personit që keni në krahë. Kjo është arsyeja e parë dhe madhore se pse çdo histori mund të nxjerrë në pah anët e ndryshme të personalitetit tonë.