Sipas astrologut Jorgo Pulla kjo javë fokusin më të madh do ta ketë tek ekonomia dhe vendim marrja. Më datë 5 qershor kemi kalimin e Afërditës (Venusit) në Luan me Plutonin në Ujor, që do të thotë se gjërat nisin qetë pa probleme, por mund të turbullohen rrugës. Ndaj, këshillohet që përgjatë kësaj dite të jeni të kujdesshëm dhe mbi të gjitha të mos humbisni durimin. Shenjat më të ndikuara që kërkohet vëmendje janë Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori.
Më datë 8 qershor, Mërkuri në Dem në gjashtëkëndësh me Neptunin tek Peshqit do të thotë optimizëm, do të thotë ndryshime dhe romancë. Ndikimet më të mëdha do të jenë në lidhje me punën e karrierën, në lidhje me mundësi të reja që do ju jepen tani e tutje dhe është koha dhe momenti për të nisur diçka të re që do të ndikojë në ekonominë tuaj. Ndikimin më të madh do ta kenë shenja e Binjakëve, Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Peshqit.
Më datë 11 qershor kemi Afërditën në katërkëndësh me Jupiterin me ndikime të mëdha sa i takon takimeve. Duhet të keni pak kujdes në disa çështje sidomos atyre të fushës së dashurisë. Mos u nxitoni në vendime që do të merrni, pasi disa gjëra mund të mos jenë ashtu siç pritet. Kujdes dhe vëmendje në këtë drejtim për Demin, Luanin, Akrepin dhe Ujorin e 10-të ditëshit të parë. Gjithashtu në po këtë datë Mërkuri kalon në Binjak duke vënë fokusin më të madh tek komunikimi.
Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 5-11 qershor 2023.
Dashi
Është një periudhë shumë pozitive kjo për Dashin, sidomos dita e Hënë dhe e Mërkurë ka ndikime mjaft të mira në lidhje me vendime që do të merrni dhe disa takime që do të bëni. Vendimet që do të merrni përgjatë kësaj jave do të jenë shumë të rëndësishme për të ardhmen tuaj sidomos në lidhje me ekonominë. Do të keni një ndikim shumë të mirë në anën e financave. Do të keni mundësinë që të zgjidhni gjërat ashtu siç ju dëshironi. Një takim që do bëhet brenda kësaj jave do sjellë një ndryshim në punën tuaj aktuale. Kjo javë është vendimtare në ekonomi, pasi mundësitë do ju jepen dhe është koha më e përshtatshme për t’i shfrytëzuar ato. Gjithashtu është një moment shumë i mirë në zgjidhjen e disa konflikteve nga e shkuara. Nuk ka vend për t’u shqetësuar, e rëndësishme është që ju të jeni të qartë dhe të sigurtë në atë që doni të bëni. Në fushën sentimentale prania e Venusit në një shenjë që favorizon njohje të reja, flirtim, një dashuri të re por edhe zhvillimin e një lidhjeje ekzistuese, është lajmi më i mirë për ju. Nëse jeni në një lidhje duket se momentet e verës me partnerin do krijojnë një atmosferë të këndshme mes jush dhe shumë të dobishme për lidhjen tuaj. Nëse jeni beqarë, ka shumë gjasa që të shfaqet një dashuri e re, ndaj vëmendje.
Demi
Interesi juaj këtë javë do të fillojë të fokusohet më shumë në çështjet që lidhen me sektorin financiar dhe shlyerjen e faturave dhe detyrimeve të tjera financiare. Me praninë e Mërkurit në shenjën e Binjakëve nga data 11 qershor, duket se do të ketë mundësi për të negociuar dhe për të fituar diçka qoftë në planin financiar apo profesional. Për ta bërë këtë do t’ju duhet të përdorni aftësitë tuaja negociuese. Në fushën sentimentale prania e Venusit në shenjën e zjarrtë të Luanit e drejton interesin tuaj “në shtëpi” dhe nëse jetoni me partnerin ka shumë mundësi që të filloni të shqetësoheni më shumë për çështjet që lidhen me shtëpinë, një ndryshim, një riparim apo madje dhe një lëvizje. Sentimentalizmi që ka të ngjarë të krijohet me pozicionin e ri të Venusit do t’ju ndihmojë të dëgjoni më mirë nevojat tuaja dhe ti komunikoni ato me partnerin tuaj dhe kjo do të ketë një shenjë pozitive për ju dhe për lidhjen tuaj. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi që të ketë një njohje të re, e cila do të jetë disi e veçantë.
Binjakët
Për Binjakët kjo javë do të jetë pozitive. Në fushën profesionale dhe financiare këto ditë ka mundësi që t’ju vijnë në vesh disa çështje që kanë lëvizur në prapavijë gjatë periudhës së mëparshme, por duhet të mendoni nëse ia vlen t’i kushtoni vëmendje apo thjesht t’i lini të kalojnë. Ajo që duket, është se klima në punë do të bëhet mjaft e këndshme dhe më komunikuese, diçka që do të ndihmojë edhe në zhvillimin e çështjeve profesionale dhe aq më tepër në rastin kur nevojitet kohezioni dhe komunikimi i shumë njerëzve, për të zgjidhur një detyrim lidhur me punën. Në fushën sentimentale karakteristikë e kësaj jave do jetë ekstrovertimi i cili do të ndihmojë një lidhje që tashmë keni por edhe nëse jeni beqar një njohje që keni apo dëshironi të krijoni. Prania e Venusit në shenjën e Luanit dhe prania e Mërkurit në shenjën tuaj demonstrojnë takime të këndshme, diskutime dhe një atmosferë të gëzuar. Nëse jeni të lirë përmes njerëzve që ju rrethojnë, ka shumë mundësi që të takoni dikë që do t’ju lërë përshtypje.
Gaforrja
Ndikimi planetar do të sjellë prioritet në çështjet që lidhen me sektorin financiar. Këto ditë mund të mendoni se ka disa afera që ndodhin pothuajse në prapaskenë kur bëhet fjalë për punën, të cilat do t’ju vënë në mbrojtje dhe ndoshta do t’ju bëjnë mjaft të dyshimtë. Fakti që Mërkuri do të kalojë në shenjën e Binjakëve në fund të javës, tregon se intuita juaj mund të mos jetë e gabuar. Për këtë arsye, shmangni ndarjen e planeve të biznesit, mendimeve dhe çdo gjë tjetër që e konsideroni personale me njerëzit që nuk jeni të sigurtë nëse e meritojnë besimin tuaj. Në fushën sentimentale ndikimi i Venusit duket se mund të krijojë disa pasiguri sentimentale që mund të ndikojnë në ekuilibrin në jetën tuaj personale. Nëse jeni në një lidhje, mos lejoni që mendimet dhe skenarët e ndryshëm t’ju bëjnë të dyshoni dhe t’ju largojnë nga partneri, përkundrazi, përpiquni të flisni me të sa herë që ndjeni këto lloj ndjenjash që ju pushtojnë, në mënyrë që të mos ketë distancë sentimentale mes jush. Nëse jeni beqarë, stabiliteti sentimental do ju bëhet prioritet dhe do ju bëjë shumë të rreptë me zgjedhjet tuaja për të gjetur dikë që plotëson kërkesat.
Luani
Kalimi i Venusit në shenjën tuaj, i cili do të qendrojë deri në vjeshtë do të ndikojë si në rrafshin profesional ashtu dhe në atë sentimental duke e bërë këtë verë të paharrueshme. Këtë javë duket se do të jetë pak e vështirë të përqendroheni në çështje që lidhen me punën, pasi mendja do t’ju vrapojë me mendimet për një udhëtim, pushime, me shumë mundësi për një person që ju ka tërhequr interesin. Megjithatë, do të ketë disa çështje pune që kërkojnë vëmendje, përpiquni t’i zgjidhni ato duke qëndruar të fokusuar në to dhe shmangni lëvizjet mekanike, të cilat mund të krijojnë probleme. Në fushën sentimentale prania e Venusit në shenjën tuaj për një periudhë të konsiderueshme kohore tregon se po fillon një periudhë në të cilën mund të ketë ndryshime në jetën tuaj personale. Nëse jeni në një lidhje, me partnerin ju pret një verë me shumë momente të këndshme dhe të shkujdesura, të cilat do t’ju afrojnë dhe do t’ju mbushin me kujtime të bukura. Nëse jeni beqarë, duket se do të nisë një periudhë kur do të shfaqen fytyra të reja, “fans” të rinj. Një lidhje e re shumë e rëndësishme është një skenar po aq i mundshëm dhe një nga dhuratat e Venusit për ju.
Virgjëresha
Përgjatë kësaj jave do të ndjeni nevojën për t’u tërhequr nga njerëzit dhe situatat që ju krijojnë tension dhe t’i kushtoni më shumë kohë gjërave që mund t’ju relaksojnë. Keni hyrë në një periudhë reflektimi, përfundimet që do të nxirrni nga kontakti kuptimplotë me veten do të jenë të vlefshme dhe do t’ju ndihmojnë të zgjidhni atë që është më e rëndësishme për ju gjatë kësaj kohe. Me kalimin e Mërkurit në shenjën e Binjakëve, duket se jeni në prag të një periudhe që do të sjellë shumë të reja në planin profesional. Një propozim i ri apo një marrëveshje e re profesionale janë disa nga skenarët e intervalit të ardhshëm dhe duket se nga kjo javë do të ketë disa shenja “paralajmëruese” për këtë. Përdorni aftësitë tuaja të komunikimit për të menaxhuar në mënyrë efektive çdo çështje që lidhet me punën. Në çështjet shpirtërore mund të keni një rikthim nostalgjie, një lidhje me një person të së shkuarës mund t’ju shqetësojë sërish, por përpara se të merrni ndonjë vendim, reflektoni mirë. Nëse jeni në një lidhje kujdes nga debatet, gjërat që kanë kaluar nuk duhet të ndikojnë në lidhjen tuaj.
Peshorja
Përgjatë kësaj jave ndikimi planetar do të jetë dominues në fushën e komunikimit. Do të jetë një javë kjo, me një humor të shtuar për shenjën tuaj. Ndryshimi i humorit është diçka që do të bëhet e dukshme edhe në punë këtë javë, pasi do të vini re se do të keni më shumë dëshirë të merreni me çështje që kanë të bëjnë edhe me disa punë që janë me orar. Hyrja e Mërkurit në shenjën e Binjakëve në fund të javës tregon se një periudhe mjaft introverte i ka ardhur fundi, ajo që nis do të jetë krejtësisht ndryshe, më komunikuese dhe me frymëzim për projekte të reja në fushën profesionale dhe financiare. Në çështjet shpirtërore është një periudhë e cila do të ketë shumë takime, kontakte, komunikime dhe flirtime, që me një fjalë mund të karakterizohet si lëvizshmëri në fushën sentimentale. Nëse jeni beqarë, një takim me një person të caktuar duket se ju vendos në një humor të këndshëm dhe nëse në plan të parë nuk është një person i caktuar, atëherë një njohje e re është një mundësi e rëndësishme për këto ditë. Në çdo rast, qoftë beqar apo në një lidhje, ajo që duhet të mbani mend është se do të ketë momente të lumtura në jetën tuaj personale.
Akrepi
Përgjatë kësaj periudhe prioritet do të jenë synimet tuaja profesionale dhe madje duket se do të shfaqen mundësi për të zbatuar disa nga planet tuaja. Më datën 11 qershor fillon një periudhë që mund të jetë më introverte në planin personal, por do të krijojë apo forcojë aftësinë tuaj sipërmarrëse dhe do të sjellë disa diskutime dhe mendime rreth planeve të biznesit, por dhe investimet. Me praninë disa mujore të Venusit në shenjën e Luanit, duket se përveç disa detyrimeve profesionale, do t’ju lindin edhe disa mundësi për zhvillimin tuaj ekonomik. Një marrëveshje e re, një pozicion i ri me fitime më të mira apo një pozicion më afër objektit tuaj, janë disa nga mundësitë që mund të ndodhin në periudhën e ardhshme. Në rast se jeni përfshirë në biznes, nga fundi i javës mund të keni një bisedim apo marrëveshje të favorshme për financat tuaja. Në fushën sentimentale nëse jeni në një lidhje, veçanërisht nëse punoni së bashku me partnerin, do t’ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje çështjeve të punës dhe të mos lejoni që ato të ndikojnë në disponimin dhe atmosferën mes jush kur të ktheheni në shtëpi. Nëse nuk punoni së bashku me partnerin, thjesht përpiquni të mbani jashtë takimeve tuaja çdo tension që mund të lindë nga çështjet e biznesit. Nëse jeni beqar, pozicioni i ri i Venusit tregon se në punë mund të ketë një interes dashuror/emocional, por kjo është diçka që kërkon vëmendje në mënyrë që të mos prekë aspak pjesën profesionale.
Shigjetari
Fillon një javë e këndshme për ju, pasi hyrja e Venusit në shenjën e Luanit dhe qëndrimi i saj në këtë shenjë deri në vjeshtë, tregon se do të jeni një nga shenjat e preferuara jo vetëm këtë javë, por edhe për gjithë verën! Lëvizja e Mërkurit dhe Venusit në dy shenja që përputhen me energjinë tuaj do të krijojë një mjedis shumë të mirë edhe në punë. Nëse ka pasur ndonjë çështje që mund t’ju ketë sjellë në konflikt me partnerët tuaj, ose nëse keni ndjerë se ju ka munguar frymëzimi dhe disponimi i mirë në periudhën e kaluar, tani duke filluar nga kjo javë, do të fillojë një periudhë që do të lehtësojë rrjedhën e disa çështje biznesi, kontakte dhe biseda me kolegët apo partnerët tuaj, të cilat do të sjellin rezultate të mira në nivel profesional. Në fushën shpirtërore kemi zhvillime të këndshme, suksese sentimentale, flirtim shumë të mundshëm dhe një dashuri të re. Nëse jeni beqarë atëherë duket se kjo verë do të favorizojë shumë jetën tuaj personale përmes njohjeve të reja dhe ka mundësi që gjatë një udhëtimi të takoni një person! Nëse jeni në një lidhje, fillon një periudhë shumë e mirë për ju dhe partnerin tuaj dhe këto ditë do të favorizojnë takimet shoqërore dhe kontaktet me persona jo vetëm të afërt, por edhe në mjedisin tuaj më të gjerë.
Bricjapi
Emocionet do të jenë intensive përgjatë kësaj jave, kjo është diçka që kërkon vëmendje në mënyrë që të mos tërhiqeni në vendime impulsive në çështjet personale/sentimentale. Të dielën Mërkuri do të kalojë në një nga dy shenjat që sundon – Binjakët – dhe gradualisht do t’ju krijojë më shumë mundësi për të zgjidhur çështjet e jetës tuaj të përditshme dhe për të rregulluar disa nga ato që ju shqetësojnë. Në fushën ekonomike fillon një periudhë kur do të jetë më e lehtë të rregulloni detyrimet profesionale, çështjet rutinë të punës dhe gjithçka tjetër që lidhet me punën. Komunikimi, përgjegjshmëria dhe aftësia organizative do të jenë aleatët tuaj kryesorë dhe do t’ju ndihmojnë të “rregulloni” më mirë jetën tuaj. Në fushën sentimentale Venusi do të forcojë humorin romantik dhe do të krijojë momente intensive në jetën tuaj personale. Ndaj duke qenë se do të qëndrojë në këtë pozicion deri në vjeshtë, duket se vera parashikohet të jetë “e nxehtë” dhe “frytet” e para do t’i japë që këtë javë. Nëse jeni në një lidhje, përpiquni të krijoni momente me partnerin tuaj që do t’ju bashkojnë dhe mos u ndalni në çështje që mund të krijojnë shqetësime sentimentale dhe t’ju largojnë. Nëse jeni beqarë këto ditë do forconi tërheqjen dhe kiminë e mirë që do ekzistojë në një takim me një person të caktuar.
Ujori
Java që nis do jetë më ekstroverte dhe do sjellë më shumë mundësi për kontakte, takime, biseda dhe aktivitete që dëshironi të bëni. Hyrja e Venusit në shenjën e Luanit tregon se po fillon një periudhë e favorshme për fushën e lidhjeve ndërpersonale. Një lidhje e re, një bashkëpunim i ri apo një njohje do të luajë një rol kyç qoftë në një çështje personale apo profesionale. Në fushën e karrierës kjo javë do të ketë një humor krijues i cili do të forcohet me kalimin e ditëve dhe do të sjellë disa ide rreth çështjeve të punës. Me praninë e Mërkurit në shenjën e Binjakëve do të ketë më shumë mundësi për të komunikuar idetë tuaja profesionale dhe disa plane që keni për punën dhe për të gjetur mbështetës për realizimin e tyre. Në fushën sentimentale duket se po fillon një periudhë e cila do të ndihmojë në stabilizimin dhe zhvillimin e një lidhjeje personale. Nëse e keni gjetur partnerin gjatë kësaj kohe, do të sjellë momente të bukura mes jush të cilat do të jenë baza për të krijuar akoma më shumë ndjenja dhe stabilitet. Nëse jeni beqarë njohjet e reja do jenë karakteristike për këtë periudhë, në fakt ka shumë gjasa që nga fundi i korrikut të ketë nisur një lidhje e re.
Peshqit
Gjatë kësaj periudhe do të shqetësoheni për çështje të veçanta që lidhen me jetën e përditshme. Ndikimi i Venusit do t’ju motivojë t’i kushtoni më shumë kohë vetes dhe ka shumë të ngjarë që t’ju vendosë në procesin e përfshirjes së një aktiviteti të këndshëm në jetën tuaj të përditshme. Dëgjoni nevojat tuaja personale dhe përpiquni të vendosni veten në radhë të parë, veçanërisht nëse koha që po kaloni është mjaft kërkuese. Kalimi i Mërkurit në shenjën e Binjakëve do të krijojë kushtet e duhura për të zgjidhur disa çështje të pazgjidhura familjare. Në fushën profesionale / financiare, këtë javë do të filloni të mendoni për mënyra të ndryshme për ta bërë më të bukur jetën tuaj të përditshme në punë, kështu që do të riktheheni dhe do të kaloni kohë për çdo gjë që ju mbush me emocione pozitive gjatë kohës që jeni në mjedisin tuaj profesional. Jepini përparësi këtyre dhe do të shihni që çdo problem në punë do të zgjidhet pa presion. Në çështjet shpirtërore ka shumë gjasa që dashuria t’ju gjejë pa “rrahje daulle” të veçanta, në një vend ku ndodheni pothuajse çdo ditë, në një lokal të preferuar apo ka shumë mundësi edhe në mjedisin tuaj të punës. Nëse jeni në një lidhje, dhurata më e mirë që mund t’i bëni është të motivoni partnerin dhe të përfshini në përditshmërinë tuaj gjëra të vogla apo të mëdha që ju relaksojnë, ju lehtësojnë dhe krijojnë një humor pozitiv.