Jude Bellingham është prezantuar zyrtarisht si futbollist I Realit të Madridit, klub me të cilin ka firmosur për gjashtë sezonet e ardhshme. Mesfushori 19-vjeçar anglez, ish-futbollist i Dortmundit, do të veshë fanellën me numrin 5, që dikur e kishte në fanellë Zidane.
“E admiroj shumë Zidane dhe është një numër që më frymëzon. Nuk dua të krahasohem me të, sepse jam ndryshe, por jam i kënaqur të vesh këtë fanellë që, në vetvete, është një përgjegjësi e madhe. Zidane ishte një lojtar që e kam admiruar gjithmonë, për mua ishte më i miri. Dua të vazhdoj këtë trashëgimi”, deklaroi lojtari i përfaqësueses së “Tre Luanëve”.
“Paratë nuk janë aq të rëndësishme për mua, nuk mendoj kurrë për to kur marr vendime të tilla. E dua futbollin, isha i kënaqur me gjithçka që përfshin Realin e Madridit dhe i kërkova Dortmundit që të zgjidhte gjithçka shpejt”.
Shuma fikse 103 milionë euro, plus pagesat shtesë (shuma totale mund të shkojë deri në 134 milionë) nuk e vë në presion 19-vjeçarin:
“Nuk e vras mendjen fare. Unë jam futbollist, jo avokat apo kontabilist.”