Pep Guardiola konfirmoi se ai do t’ia besojë portën portierit Stefan Ortega në finalen e sotme të Kupës FA kundër Mançester Junajtidit, ashtu siç ka bërë deri tani në pesë ndeshjet e këtij kompeticioni këtë sezon.bxvbcv

Ortega nuk ka pësuar asnjë gol në rrugëtimin e “qytetarëve” deri këtu, ndërsa lajmi i mirë për teknikun katalanas është edhe rikuperimi i Kevin de Bryjnes dhe Xhek Grilishit, të cilët janë të gatshëm për ndeshjen e sotme.

Ndërsa trajneri i Mançester Junajtidit, Erik ten Hag, tha në konferencën e tij se sulmuesi Antoni, i cili u dëmtua në kavilje në ndeshjen kundër Çelsit muajin e shkuar, nuk do të jetë gati për finalen e sotme.