Një 42 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi partnerja e tij e denoncoi se e kishte kërcënuar se do ti vriste foshnjës.
Mediat greke shkruajnë se 40 vjeçarja shqiptare ka deklaruar se partneri i saj nën efektin e alkoolit ka kërcënuar se do të vriste foshnjën pasi po qante.
Kur oficerët e policisë nga Departamenti i Sigurisë Hersonissos mbërritën në vendin e treguar nga 40-vjeçarja, gjetën gruan që mbante foshnjën duke u përpjekur ta mbronte.
Pasi u shoqëruar, 42-vjeçari u la i lirë por është i ndaluar për çështje administrative pasi u zbulua se nuk disponon dokumente të rregullta për të qëndruar në Greqi.