Edhe pse në përgjithësi qershori pritet të jetë një muaj i këndshëm me shoqërime intensive, kjo nuk do të thotë se nuk ka pika dhe ditë që duhet t’i kushtojmë vëmendje.
Hëna e Plotë e 4/06 sapo ka përfunduar, por ngjarjet e rëndësishme astrologjike për ditët në vijim vazhdojnë. Pra, cilat duhet t’u kushtojmë më shumë vëmendje?
15 qershor: Mërkuri te Binjakët formon një katror me Saturnin te Peshqit, një aspekt vështirësie që lind pasiguri, humor melankolik, tendencë për mendime negative dhe kufizuese. Nuk është një ditë e mirë për negociata financiare, për të shprehur ndjenjat apo për të rrezikuar. Ndikon në shenjat e ndryshueshme: Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit
17 qershor: Saturni kthehet në dukje retrogradë te Peshqit, gjë që na bën të ndihemi të fustruar, por edhe një ndjenjë të përgjithshme pasigurie në lidhje me qëllimet tona personale.
19 qershor: Jupiteri në Demi formon një sekstil me Saturnin në Peshqit. Ky aspekt na thërret të bëhemi realistë. Ne duhet të marrim masa për problemet tona. Në të njëjtën ditë, formohet katrori i Diellit me Neptunin, i cili mund të krijojë njëkohësisht konfuzion, sfond, gjykim të gabuar apo edhe zhgënjim.
26 qershor: Marsi në Luan formon një katror me Uranin në Demi, një aspekt veçanërisht nervoz që mund të tregojë tensione, sjellje provokuese, aksidente, lajme të papritura, reagime të dhunshme. Ai prek Demin, Luanin, Akrepin dhe Ujorin.