Gjykata Kushtetuese ka vendosur ditën e sotme rrëzimin e kërkesës së opozitës për shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërtimet pa leje.

Shfuqizimin e VKM-së për ndërtimet e kërkuan 28 deputetë, por sot Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës në seancë plenare.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, pasi mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me nr. 6 (Nj) 2022 të Regjistrit Themeltar, me kërkues jo më pak se një e pesta e deputetëve (28 deputetë) të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “ Shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 589, datë 7.9.2022 “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “c” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe neneve 72 dhe vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri,vendosi:%0A%0A1.%20Rr%C3%ABzimin%20e%20k%C3%ABrkes%C3%ABs.%0A%0AKy%20vendim%20%C3%ABsht%C3%AB%20p%C3%ABrfundimtar%20dhe%20hyn%20n%C3%AB%20fuqi%20dit%C3%ABn%20e%20botimit%20n%C3%AB%20Fletoren%20Zyrtare.%0A%0AVendimi%20p%C3%ABrfundimtar%20do%20t%C3%AB%20shpallet%20i%20arsyetuar%20brenda%20afateve%20ligjore%20t%C3%AB%20parashikuara%20nga%20ligji%20nr.%208577,%20dat%C3%AB%2010.02.2000%20%E2%80%9CP%C3%ABr%20organizimin%20dhe%20funksionimin%20e%20Gjykat%C3%ABs%20Kushtetuese%20t%C3%AB%20Republik%C3%ABs%20s%C3%AB%20Shqip%C3%ABris%C3%AB%E2%80%9D,%20i%20ndryshuar%20dhe%20nga%20Rregullorja%20p%C3%ABr%20procedurat%20gjyq%C3%ABsore%20t%C3%AB%20Gjykat%C3%ABs%20Kushtetuese.