Sali Berisha e quajti krim të rëndë dhe dhunim flagrant të ligjeve të refugjatëve operacionin e policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Në një deklaratë për median tha se dënonte ndëshkimet kolektive.

“Nuk përjashtoj mundësinë që brenda muxhahedinëve të ketë të infiltruar terrortistë të deleguar të regjimit të Ajatollah por PD nuk pranon kurrë ndëshkimet kolektive. Sot ka ndodhur një masakër e vërtetë në kampin e Manzës” tha Berisha.

Ndërkohë Berisha pranoi se sulmet kibernetike të regjimit të Ajatollahëve janë e vërtetë por ishte Rama i cili nxorri në publik të dhënat e SHISH apo të pagave të qytetarëve.