Një 46-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij rreth orës 22:00 në lagjen nr.10, Korçë.
Autori A. M., rreth 46 vjeç plagosi M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai ka arritur të largohet nga vendngjarja, ndërsa janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj.
Sipas policisë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj.
Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.