Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë shumë e rëndësishme. Java nis me një fillim të fortë planetar pasi Jupiteri nga Demi formon një gjashtëkëndësh me Saturnin tek Peshqit. Është një kusht veçanërisht i rëndësishëm astrologjik që favorizon arritjen e qëllimeve dhe ndjekjen e ëndrrave tona. Ka këmbëngulje, durim dhe metodë në çdo gjë që vendosim dhe kjo na ndihmon t’i afrohemi më shumë se kurrë suksesit. Mund të shfaqen mundësi të jashtëzakonshme për sa i përket çështjeve dhe planeve financiare, pasi na jepet mundësia të hapim krahët dhe të realizojmë ëndrrat që na kanë mbetur në mendje për një kohë të gjatë. Në të njëjtën kohë, ne mund të mbyllim rastet e së shkuarës që nuk përjashtohen të na shqetësojnë.

Vazhdimësia e javës mund të na sjellë disa pengesa dhe duhet të kuptojmë zanafillën e problemit që ne t’i japim zgjidhje përpara se të jetë vonë. Ndaj këshillohet për të gjitha shenjat e zodiakut, që të tregohen sa më të kujdesshme në veprimet e tyre si dhe në vendimet që do të marrin përgjatë kësaj periudhe, pasi ‘nesër’ mund të sjellin shumë ndikime.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 19-25 qershor 2023.

Dashi

Për ju të shenjës së Dashit duket se pikërisht kjo javë është një javë e suksesshme, por duhet të jeni shumë të vëmendshëm në një çështje ligjore problematike ose një skandal që mund të ndikojë shumë në jetën tuaj, sidomos 10-të ditëshi i parë duhet të jetë shumë i kujdesshëm çfarë flitet dhe çfarë bisedohet. Gjithashtu, kujdes në ndikime dhe vendime që do të merren, duhet të jeni të vëmendshëm në gjërat që dëshironi të bëni. Mundësi do t’ju jepen, edhe pse disa gjëra nga ana financiare mund të mos jenë ashtu siç ju i prisni. Fokusi më i madh do të jetë ekonomia, është një periudhë shumë e mbarë për ekonominë dhe pozitive në gjërat që do të bëni. Nga mesi i javës është momenti juaj! Në çështjet shpirtërore është një periudhë shumë e mbarë.

Demi

Ju të shenjës së Demit i keni të gjitha mundësitë për stabilizimin ekonomik, për stabilizimin e gjërave të mëdha që lidhen me punën, lidhen me ndryshime të mëdha që do të keni tani e tutje. Dhe jo vetëm kaq, nëse do flasim për punën aktuale duhet të dini se gjithçka është në dorën tuaj dhe mund të stabilizohet pikërisht ashtu si ju doni. Për Demin, kjo javë do të karakterizohet nga disa pengesa të cilat kryesisht lidhen me ekonominë. Mos e lini pas dore, pasi nesër mund të jetë tepër vonë! Fokusohuni për të rregulluar dhe stabilizuar këtë fushë, pasi ndikimet dhe mundësitë i keni. Në fushën e punës dhe karrierës do të merrni disa vendime historike, vetëm kujdes, vendimet mos i merrni në nxitim e sipër apo të ndikuar. Në anën shpirtërore një lidhje me probleme duket se do të stabilizohet.

Binjakët

Rezulton se në këtë javë Binjakët do lodhen shumë, por do fitojnë pak. Megjithatë kjo nuk duhet t’i shqetësojë pasi vërtetë do fitojnë pak, por ky ‘pak’ ka jetëgjatësi në kohë. Brenda këtyre 3 javëve për Binjakët vjen një mundësi shumë e mirë që do të duhet të dinë t’a kapin dhe shfrytëzojnë sa më mirë. Kujdes, mund të dëgjoni shumë fjalë, pasi jemi në një periudhë ku shumë skandale do shpërthejnë. Ndikimi planetar favorizon çështjet e punës dhe karrierës. Sa i takon çështjeve financiare, duket se në ekonomi ka ardhur një moment që duhet të punoni fort, pasi edhe me 1 lek ju mund të bëni ndryshimin. Fati do jetë me ju! Koha dhe momenti i duhur është çelësi i suksesit. Pritet që për shenjën e Binjakëve të mund të ketë edhe disa ndryshime që mund të lidhen me punën. Bëni kujdes që ju të arrini atje ku doni, sidomos në lidhje me komunikimin dhe korrektësinë. Në çështjet shpirtërore i keni të gjitha mundësitë për të stabilizuar drejt pozitivitetit marrëdhëniet tuaja.

Gaforrja

Për Gaforren ka një ndikim favorit planetar në lidhje me vazhdimësinë, stabilizimin ekonomiko financiar, i cili do të jetë prioriteti i Gaforres në këtë periudhë. Edhe pse Gaforret bëjnë shumë gjëra në një kohë, arrijnë t’i çojnë deri në fund, madje edhe ashtu siç ata duan. Do të jetë një javë aktive kjo për ju, do të keni mundësinë të bëni takime të rëndësishme, do të merrni gjithashtu vendime me shumë rëndësi për vazhdimësinë. Fusha e punës dhe karrierës duket se ecën në ujëra të qeta, një punë e re gjithashtu duket se është në prag të zgjidhjes. Kujdes nëse keni investuar në diçka dhe akoma nuk po shikoni frytet, do të jetë e mira të tërhiqeni sa jeni në kohë dhe mundësisht të merrni lekët mbrapsht. Jetojmë në një kohë delikate, por për ju nuk ka vend për shqetësime. Në çështjet shpirtërore flitet shumë për të dashurin/ën tuaj, por do të bëni shumë gabim që të merrni për bazë atë që të tjerët thonë. Dëgjoni zemrën tuaj dhe ecni përpara!

Luani

Luanët janë të dashur, janë nevrikë, janë punëtorë. Asnjëherë nuk janë snob apo mendjemëdhenj. Luani atë që ka e thotë hapur dhe pikërisht kjo është një pikë e fortë e tyre. Është një periudhë shumë e mirë kjo për Luanët, me ndikime shumë favorite. Luanët janë shumë të vëmendshëm në atë që do të bëjnë, çdo gjë që do të nisin gjatë kësaj kohe do t’a bitisin me sukses. Në dashuri duhet të kenë kujdes Luanët këtë javë, ruhuni nga debatet të cilat mund t’ju çojnë dhe drejt ndarjes. Ndarjet që bëhen në këtë periudhë vështirë se rikuperohen. Në fushën ekonomike duket se jeni në kohë perfekte stabilizimi, edhe pse mund të ketë disa ndryshime nuk janë aspak për t’u shqetësuar, pasi do të jenë për të mirën tuaj. Me shumë mundësi nga mes java do të merrni një lajm. Është një javë e mirë në përgjithësi, por vetëm kujdes në çështjet shpirtërore!

Virgjëresha

Për Virgjëreshat duket se tani vërtetë është një kohë e vështirë sidomos në komunikim, në punën tuaj ku çdo gjë mund të shikohet ‘me lupë’. Por, nga ana tjetër keni të gjithë mundësinë të shkëlqeni në punën tuaj, do t’ju jepen mundësi të shpaloseni, do t’ju jepen mundësi edhe për ndryshime. Është gjithashtu një kohë e përshtatshme për të vepruar në anën e ekonomisë, megjithëse Virgjëreshat tani janë në një kohë që mundohen shumë për të arritur në finish, mundohen shumë për të bërë diçka të madhe, pasi Virgjëreshat janë ndër shenjat më analitike dhe më të përgjegjshme të zodiakut. Ndërsa sa i përket çështjeve shpirtërore duhet të bëni pak vëmendje. Një udhëtim i paplanifikuar duket se do të rezultojë shumë i suksesshëm.

Peshorja

Fokusi i kësaj jave për Peshoren do të jetë tek ekonomia. Edhe pse Peshoret janë paksa në dilemë në këtë drejtim, pasi kanë bërë shumë, nuk arrijnë aty ku ata duan të jenë, për këtë nevrikosen dhe mund të bëjnë hapa pas. Por, ka ardhur një moment shumë i mirë, i cili falë ndikimit planetar do të “ndriçojë” rrugën e tyre. Me durim dhe përkushtim do të shkoni shumë lart. Do t’ju jepen shumë mundësi si në punë ashtu dhe në ekonomi. Në këtë të fundit, Peshoret do të jenë të parët që do të përfitojnë. Vetëm kujdes me shpenzimet këtë javë, mos prishni më shumë seç duhet. Bëjini mirë llogaritë, pasi veprimet dhe vendimet e marra këtë javë janë tregues të vazhdimësisë dhe javëve që do të vijnë. Një gabim i bërë sot mund t’ju ndikojë shumë nesër. Ndaj vëmendje dhe kujdes! Në fushën shpirtërore nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Akrepi

Erdhi koha dhe momenti që të merrni të drejtën tuaj, sepse ata që kanë përfituar në shpatullat tuaja mundohen të mbyllin diçka që duket se tashmë ka dalë në sipërfaqe. Ka ardhur momenti që ju të zbuloni një hile apo një mashtrim që është bërë pas krahëve tuaja, do të zgjidhni gjithçka dhe koha do tregojë se çdo gjë do të kthehet në favorin tuaj. E rëndësishmja është që ju t’i shkoni deri në fund. Në datën 21 qershor, ditën e Solsticit veror – Dielli do të kalojë në shenjën tuaj miqësore të Gaforres, duke sjellë një periudhë me më shumë mundësi takimesh, argëtimi, udhëtimesh, njohjesh dhe më pak stres. Tani është koha e duhur për të organizuar pushimet tuaja, për të planifikuar një udhëtim ose për t’u angazhuar në çdo gjë që ju ndihmon të fitoni njohuri të reja dhe të zgjeroni horizontet tuaja intelektuale. Në fushën sentimentale ka shanse që një person i lidhur me mjedisin tuaj profesional të zgjojë interesin tuaj.

Shigjetari

Atmosfera për Shigjetarët përgjatë kësaj jave është e mirë. Keni kohë që punoni fort dhe duket se tani ka ardhur momenti që të shijoni frytet e punës tuaj. Keni gjithashtu mundësinë e zgjidhjeve të çështjeve të rëndësishme si në fushën ekonomike ashtu dhe në atë profesionale. Shumë gjëra të mira priten të ndodhin në shenjën e Shigjetarëve, një moment mjaft i mirë korrekt në atë që bëni. Do të jeni pikërisht ju ata që do të dini të kapni momentin fiks në kohën e duhur dhe t’a shfrytëzoni në më të mirën tuaj. Është një periudhë pozitive e stabilizimit ekonomik, është një periudhë ideale gjithashtu në karrierën tuaj, e cila ju bën të ndjeheni superiorë. Në një çështje që lidhet me anën shpirtërore duket se një problem të vogël do t’a zgjidhni, nuk ka vend për shqetësime pasi çdo gjë është kalimtare.

Bricjapi

Këtë javë Bricjapët do fokusohen tek dashuria dhe tek udhëtimet. Këto të fundit mund të jenë paksa të shpeshta, por kujdes pasi ndryshe mund të mendoni dhe ndryshe do veproni. Ndryshe do vijnë gjërat, ndaj kujdes! Bricjapët vërtetë arrijnë në finish të realizimit të gjërave, por për këtë mundohen dhe mendojnë shumë. Do të kenë shumë mundësi zgjedhje Bricjapët në këtë periudhë. Korrektësia në punën e tyre është për t’u admiruar, por ka ardhur koha që të mos punojnë më shumë se ç’duhet. Duhet të ndaloni së dhëni gjithçka nga vetja juaj, jeni perfekt në atë çka bëni por mbase të tjerët nuk e vlerësojnë tamam ashtu siç duhet këtë anë tuaj tepër pozitive. Ndaj kujdes se mund të ndodhë shprehja “bëni nder e gjeni qeder”. Duhet të jeni në harmoni me atë që jepni dhe atë që merrni. Në anën shpirtërore nuk keni pasur problem dhe as nuk do të keni. Gjithsesi, në një lidhje të prishur duket se fajtorët keni qenë ju.

Ujori

Për Ujorët duket se është një moment tani i vështirë sepse lidhet me punën tuaj. Mund të jetë një lëvizje nga puna, një largim i padëshiruar apo një rrogë e parregullt. Gjithsesi nuk duhet të nxitoheni në vendimet që do të merrni, pasi të gjitha problemet janë kalimtare. Nuk ka vend për t’u shqetësuar, pasi ju dini se çfarë duhet të bëni dhe ku dëshironi që të shkoni. Do t’ju jepet një mundësi e mirë në vendime apo ndryshime që do të bëni, nga ana tjetër i keni mundësitë që çdo gjë ta bëni me plan dhe jo pa plan. Koha është flori për shumë gjëra dhe karriera është në momentin që ju duhet të tregoheni të vëmendshëm, pasi keni mundësinë e ndryshimeve, keni mundësinë e realizimit të takimeve të rëndësishme që mund të rezultojnë me shumë përfitim për ju. Ju jeni ‘arkitektët’ e punës tuaj. Kujdes në fushën shpirtërore, sidomos ata që janë në një lidhje me pengesa.

Peshqit

Për ju të shenjës së Peshqëve është një periudhë shumë e mirë për të korigjuar gabimet e së shkuarës. Ka ardhur koha që ju të reflektoni për të kuptuar ku keni gabuar. Në fushën ekonomike do të keni shumë përfitime sa i takon financave. Ndikimi planetar do të jetë shumë favorit në këtë drejtim. Do të keni mundësinë të merrni një punë të dytë përsipër e cila do rezultojë shumë fitim prurëse. Gjithsesi kërkohet pak vëmendje dhe analizim në veprimet tuaja. Një udhëtim dashurie është e mundur të ndodhë. Stabilizimi ekonomik, financat, dashuria i kanë të gjitha mundësitë e zhvillimit këtë javë, edhe pse mund të jetë në përgjithësi pak e lodhshme, benefitet do të jenë shumë të mira.