Ditën e hënë në Nyon të Zvicrës skuadrat shqiptare njohën kundërshtarët e tyre që do të pëballen në raundin e parë të kualifikueseve. Partizani peshkoi kampionët e Bjellorusisë Bate Borisov. Të kuqtë do të luajnë ndeshjen e parë si pritëse në Tiranë.
Ditën e sotme Partizani ka njoftuar UEFA-n se në cilin stadium do të luaj ndeshjen si pritëse që është planifikuar të luhet me 11 korrik. “Demat” ka zgjedhur stadiumin “Air Albania” për këtë sfidë të rëndësishme.
Por, i njëjti stadium dy dit më vonë do të mirpres Tiranën. Goglat i vendosën përballë Dinamon e Batumit të Gjeorgjisë. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Shqipëri ku dhe bardheblutë kanë zgjedhur sërish stadiumin “Air Albania”.
Ndeshja është e planifikuar të luhet me 13 korrik, duke bërë kështu që kryeqyteti të mirpres brenda dy ditëve dy ndeshje. Të dyja skuadrat kanë avantazhin që do të luajnë në shtëpi dhe mund t’i mbushin shkallët e stadiumit plot me tifozë.