Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi ka vizituar sot tre policët e rrëmbyer që po mbahen në paraburgim në Kralevë.

Ai tha se në bazë edhe të rrëfimit të tyre, dëshmohet se ata janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës. Prandaj, Kurti kërkoi denoncimin nga aleatët ndërkombëtarë karshi agresionit serb.

Përkitazi me këtë, Kurti, në konferencë për medie të martën, tha se është e domosdoshme që lirimi i policëve të ndodh menjëherë.