Të gjithë po presin me shumë kuriozitet filmin më të fundit nga Olta Gixhari. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike.

Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram është zbuluar përveç dy aktorëve protagonistë, janë disa personazhe të tjerë, Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kitën, Sotiraq Bratkon, Aleksandër Grami, Eni Shehu dhe Dea Mishel Hoxha.

E teksa ditaditës janë zbuluar disa nga aktorët, vetëm pak më parë janë zbuluar të gjithë aktorët që do të jenë pjesë e filmit. Deri më tani nuk ka qenë zbuluar Salsano Rapi, Myzafer Zilfaj, Xhuljano Brisku, Megi Pojani dhe Sara Kolami.

Megjithatë, në fund të këtij postimi me emrat e aktorëve janë të vendosura tre pika që tregojnë vazhdimësi, mos ndoshta ka ende surpriza të pazbuluara?

Ndërkohë në një lidhje nga Korça për “Wake Up”, ka qenë regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Koloreto Cukali. Ai ka zbuluar disa detaje më shumë rreth këtij projekti që po xhirohet momentalisht në Korçë. Ajo që bien në sy është prania e disa vajzave seksi në këtë film, që pritet të ngrejë temperaturat. Të shumtë janë protagonistët që nuk kanë pasur asnjë lidhje deri më tani me aktrimin.

Veç Luiz Ejllit, që do të provojë aktrimin për herë të parë, disa emra të tjerë i janë bashkangjitur kastit, që duket se në këtë projekt janë më së shumti emra komercial. Megjithatë, duke marrë parasysh emrat e femrave që do të marrim pjesë, jemi të sigurt që do të ketë edhe skena të nxehta, duke mbajtur edhe më shumë mbërthyer publikun.

“Në Kuadër të Dashurisë”, pritet që të transmetohet në shtator në kinema, duke qenë padyshim një ndër filmat më të pritur të viteve të fundit. Xhirimet po zhvillohen në Korçë dhe sipas regjisorit, është zgjedhur ky qytet sepse ka një bukuri estetike. Sipas tij Tirana është një qytet stresues dhe mund t’i çojë çiftet drejt ndarjes, ndërsa Korça i bën çiftet që të ribashkohen ndaj është zgjedhur, si një fole dashurie për këtë film.

Regjisori Koloreto Cukali tregon se kjo komedi do jetë gati për publikun në vjeshtë.

Ndërsa përsa i përket dy personazheve kryesorë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, ai tregon se janë shumë të mirë të dy edhe si personazhe edhe si aktorë. “Ka shumë kimi mes tyre. Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë që loja ka mbaruar aty dhe tani janë një çift shumë i lumtur. Gjithë stafi ka një kimi është një kombinim perfekt aktorësh”, shprehet Cukali.

I pyetur për zhanrin e komedisë, regjisori shprehet se do jetë një Hollywood i prodhuar në Shqipëri. “Modern nga të gjitha pikëpamjet, që nga mënyra se si po xhirohet, që nga mënyra se si është punuar me skenografinë. Kemi punuar me skenografinë, ne kemi marrë shtëpi nga e para dhe i kemi ribërë nga e para. Është një punë shumë serioze”, përfundon regjisori.

“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë iu vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje.

Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka.