Në shtëpinë e Milan largimi i Paulo Maldinit ka sjell kaos total. Të parët që reaguan ashpër ishin ultrasit e klubit, ndërsa në krah të legjendës kuqezi kanë dalë me radhë edhe disa nga titullarët më të rëndësishëm të ekipit. I pari që reagoi ishte Rafa Leao, ylli i ekipit i cili u bind nga dyshja Maldini-Massara të rinovonte kontratën e tij me “djallin” deri në 2028.
Jo vetëm Leao, në rrjetet sociale reaguan edhe Tomori, Tonali e Adli. Ajo që shqetëson më shumë është reagimi i një tjetër titullari, Mike Maignan, me portierin francez që këtë periudhë po diskutonte me Maldinin rinovimin e kontratës. Duket se shkarkimi i Maldinit ka bërë që Maignan të reflektojë mbi të ardhmen e tij.
Portieri francez ka një kontratë me Milanin deri në 2026, por ishte parashikuar një rinovim deri në 2028 dhe një përmirësim i pagës nga 2,8 milionë euro në 4 milionë euro. Maignan shfaq dyshime edhe për fatin se po joshet shumë nga Premier League ku Chelsea është gati t’i plotësojë çdo kërkesë ekonomike. Anglezet janë të gatshëm t’i vendosin Milanit në tavolinë 60 milionë euro për portierin që Maldini e solli në Milano për 13 milionë euro.