Aktori dhe producenti i njohur, Anwar Hadid, duket se e ka lënë pas historinë e dashurisë me Dua Lipën. 24-vjeçari është fotografuar së fundmi dorë për dore me të dashurën e re, Sophia Piccirilli, duke shëtitur në Nju Jork.

Sipas një burimi për “Page Six”, Hadid ka disa muaj që është në një romancë me Sophia.

Ky lajm vjen vetëm 3 muaj pasi këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, doli publikisht me të dashurin e saj 41-vjeçar, Romain Gavras.

Rikujtojmë, se Hadid dhe 27-vjeçarja filluan të takoheshin në verën e vitit 2019. Ndërsa Anwar nuk ka qenë i lidhur me askënd tjetër që nga ndarja e tyre, Lipa u takua shkurtimisht me Trevor Noah dhe Jack Harlow përpara se të vazhdonte me Gavras.