Liga e Kombeve ka shpallur fituesin e këtij edicioni. Pas fitores në finalen me Kroacinë, Spanja e De la Fuentes ka ngritur trofeun e edicionit të tretë të këtij kompeticioni. Ndeshja në Rotterdam ka qenë e luftuar, me grintë dhe janë dashur gjuajtjet e 11 metërshave për të vendosur fituesin. Pas rezultatit 0-0 në 120 minuta lojë, iberikët u treguan më të saktë (4-5) pas penalltive. Me këtë sukses, Spanja është e kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Në finalen e vendit të tretë dhe katërt, Italia fitoi 3-2 me Holandën për të marrë vendin e tretë. Mancini në përballjen e së dielës bëri rotacion në fushë.
Spanja është fituesja e Ligës së Kombeve për këtë edicion. Në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam, iberikët triumfuan pas penalltive (5-4), teksa 120 minutat lojë u mbyllën 0-0 kundër Kroacisë. Dueli pa në fushë dy skuadra me grintë, që prodhuan raste të pastra, por pa konkretizuar. Heroi i spanjollëve ishte Unai Simon, me portierin që priti goditjet e Majer dhe Petkovic. Te Spanja gaboi Laporte, ndërsa Joselu, Rodri, Merino, Asensio dhe Carvajal shënuan. Pas suksesit të Portugalisë në 2019 dhe Francës në 2021, tanimë Spanja është fituesja e Ligës së Kombeve. Me këtë sukses, Spanja është e kualifikuar në Kupën e Botës 2026.
Italia fitoi 2-3 me Holandën në finalen e vendit të tretë dhe katërt në Ligën e Kombeve. Dueli në Enschede foli për të kaltrit e Mancinit, që në fund e kthyen duelin në dramatik. Dimarco në minutën e gjashtë zhbllokoi ndeshjen, teksa Frattesi në të 20 minutë dyfishoi për Italinë. Në minutën e 68 ishte Berguijn që zhbllokoi për 1-2, teksa Chiesa te Italia riktheu epërsinë e dy golave për 1-3. Në minutën e 89 ishte Uijnaldum që i dërgoi shifrat në 2-3, teksa edhe pas 10 minutave shtesë rezultati nuk ndryshoi, me Italinë që merr vendin e tretë.