Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se ka mospajtime të thella me Organizatën e Veteranëve të Luftës për rregullimin e statusit të tyre.
Kurti, në seancën e sotme plenare, tha se pozicioni i tyre është që përmes hartimit të një ligji të ri të nisë procesi i verifikimit për veteranët dhe nënvizoi se paga minimale është e ndarë prej pensionit të veteranëve.
“Është e vërtet se ka shumë muaj që nuk jemi takuar me përfaqësuesit të organizatave të luftës së UÇK-së, për shkak se ekziston një mospajtim i thellë”, tha ai.