Manchester City është klubi më i vlefshëm në Evropë, sipas një studimi të “Football Benchmark”, i cili i vlerëson “qytetarët” në rreth 4.1 miliardë euro. Podiumi plotësohet nga Manchester United. Bie në sy fakti që në top-10 janë 6 klube angleze.
Manchester City, i rikonfirmuar kampion në Premier League, u ngjit në fron për herë të parë që nga viti 2016, kur u publikua lista e parë, dhe rrëzon Realin e Madridit nga froni, “mbret” në katër vitet e fundit.
Klubi mbretëror, gjithsesi, është shumë afër City-t sa i përket vlerës, i dyti me mbi 4 miliardë.
“Football Benchmark” merr në konsideratë për këtë studim 50 klubet evropiane me më shumë të ardhura operative dhe ato që zënë 50 vendet e para në renditjen e UEFA-s.
Nëse një klub nuk i plotëson këto kritere, merren në konsideratë 30 më të parat që ndiqen më shumë në rrjetet sociale: TWitter, Instagram, YouTube, TikTok dhe Weibo që nga 1 janari.
Kriteret e vlerësimit janë këto: fitimi, popullariteti, potenciali sportiv, të drejtat e transmetimit dhe pronësia e stadiumit.
City ka kapërcyer pesë vende nga viti i kaluar, duke u ngjitur në majë si rezultat i të ardhurave rekord dhe potencialit më të madh sportiv.