Gazeta spanjolle nisi numërimin mbrapsht për shpërthimin e “bombës” së Mbappes te Real Madrid.
“Marca” gjithashtu e prezanton si çështje kohe transferimin e madh të Kylian Mbappe te Reali. Pas largimit të Karim Benzema, ende nuk është blerë sulmuesi i klasit të parë që do të zërë vendin e tij.
Me pritjen e superyllit francez lidhet edhe fakti që Joselou i sapo blerë nuk mori numrin “9”, duke lidhur shenjat me dëshirën e madhe të Mbappes për të luajtur te “Los Blancos” (për të cilën foli edhe Pep Guardiola). Gazeta spanjolle nisi numërimin mbrapsht.
Vendosja në faqen e parë të një fotoje të lidhur me “9” me shkrimin “kjo fanellë e pret Mbappen”.