Kylian Mbappe, i cili po përgatitet me kombëtaren franceze për ndeshjen ndaj Greqisë, është pyetur edhe një herë për të ardhmen e tij në Paris, duke theksuar se ka vendosur të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm. Duke folur për Telefoot, ylli 24-vjeçar u pyet për vendimin e tij, ku ai u përgjigj:
“E kam thënë tashmë që do të qëndroj. E kam thënë shumë kohë përpara se të ndodhte e gjithë kjo. Vendosa të luaj në Paris vetëm vitin e ardhshëm, kështu thashë. Ka shumë gjëra që ndodhin në një vit, aq më tepër në një klub si Parisi”, ishin fjalët e francezit.