Interi humbi 1-0 finalen e Champions League kundër Manchester City. Goli i Rodrit i dhuroi tripletën Citizens dhe trofeun e madh për herë të parë në histori.

Ndërkohë, në Itali kanë nisur ngacmimet e para ndaj tifozëve të Interit. “Kushërinjtë” e Milanit, të cilët e dinë mirë ndjesinë e humbjes së një finaleje në Stamboll, kanë reaguar me një pankartë thumbuese.

Curva Sud, tifogrupi më i madh që mbështet kuqezinjtë e Milanit, kanë shpalosur një banderolë në muret e stadiumit “San Siro”, aty ku shkruajnë:

“Nga Sassuolo në Stamboll ka kaluar një sezon. Nuk ndryshon kurrë asgjë, mbetesh nënkampion”, duke iu referuar faktit që zikaltrit e mbyllën sezonin e kaluar në vendin e dytë në Serie A.